Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa orë pasi institucioni prestigjioz paraqiti një padi kundër këtij veprimi, duke e cilësuar atë si një “hakmarrje politike”.