Top Channel/ Gjykata e Lartë “qokë” Maduros/ Vendimi nuk i zbut protestuesit në Venezuelë
22/08/2024 22:17

Gjykata e Lartë e Venezuelës ka mbështetur pretendimet e presidentit, Nikolas Maduro se ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, dhe tha se votat e publikuara në internet që tregojnë se ai humbi, ishin falsifikuar. Vendimi shkon në favor të përpjekjes së fundit të Maduros për të zbutur protestat dhe kritikat ndërkombëtare që shpërthyen pas votimit të kontestuar të 28 korrikut, në të cilin lideri i vetëshpallur socialist po kërkonte një mandat të tretë gjashtëvjeçar. Gjykata e Lartë është e mbushur me njerëz besnikë të Maduros dhe pothuajse kurrë nuk ka vendosur kundër qeverisë. Maduro pretendonte se ishte dëmtuar nga një sulm kibernetik i huaj, i organizuar nga hakerë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Koalicioni kryesor i opozitës e akuzon atë se po përpiqet të vjedhë votat. Falë një nisme inteligjente në terren në ditën e zgjedhjeve, vullnetarët e opozitës arritën të mbledhin kopje të numërimit të votave në 30,000 qendrat e votimit në mbarë vendin që tregojnë se kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez fitoi me një diferencë të thellë. Fletët zyrtare të numërimit të printuara nga çdo makinë votimi përmbajnë një kod që e bën të lehtë për këdo që të verifikojë rezultatet dhe është pothuajse e pamundur të përsëritet. Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me gjetjet e ekspertëve nga Kombet e Bashkuara, të cilët u ftuan për të vëzhguar zgjedhjet dhe përcaktuan se rezultatet e shpallura nga autoritetet nuk ishin të besueshme.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55