4 të arrestuarit për vrasjen e Egli Progës u përballën sot me gjykatën teksa jashtë dyerve të saj prisnin mes tronditjes së thellë me shoresën për drejtësi motra dhe familjarë të viktimës. Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se një orë prokuroria ka kërkuar masën arrest në burg për autorin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe caktimin e masës detyrim paraqitje për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dy të tjerët klientë që kanë qenë duke konsumuar kafe.