Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burgim Enedjo Gurin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit, ku mbeti i vrarë me thikë bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, Erald Xhejo. Vendimi është dhënë më 9 shtator nga Gjykata e Korçës, e cila pas shqyrtimit të provave të administruara në dosjen penale e shpalli Gurin fajtor për veprën penale “Vrasja me dashje”.