Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka vazhduar edhe një herë të këmbëngulë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoheshme parlamentare. Ishte pikërisht partia e tij DPS, ajo që votoi për shkarkimin e kryeministrit, Dritan Abazovic, rivaliteti me të cilin tashmë shpërfaqet hapur. “Jam i bindur se në tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend”, deklaroi Gjukanovic, sipas të cilit Mali i Zi po përjeton krizën më të rëndë prej vitesh.