Në ditën ndërkombëtare të romëve, Universiteti i Elbasanit zhvilloi një konferencë shkencore, e cila synon të nxisë interesin për studimin e gjuhës dhe kulturës së këtij komuniteti. Disa vite më parë Universiteti i Elbasanit ishte i pari në Ballkan që çeli degën e studimit të gjuhës e kulturës rome, por tashmë interesi duket në rënie.