Sot po mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, ku mbi 80 deputetë nuk do të ulen më në karriget e kuvendit pasi nuk morën mandatin. Ralf Gjoni, një ndër deputetët që nuk do të jenë më pjesë në fjalën e tij të fundit tha se ky është parlamenti më i mirë në 30 vitet e postkomunizimit.