Në një periudhë si ajo e fushatës elektorale, kur ndërtimet pa leje lulezojne në të gjithë qarkun e Shkodrës, institucionet u treguan të rrepta me një nënë me tre fëmijë jetimë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Shkodrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur Esmeralda Alijahajn, një nënë e re me tre fëmijë të mitur, vetëm pse fshati vendosi t’i ndërtonte një strehë modeste për t’i mbrojtur nga shiu dhe i ftohti.