Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku pronari i një hoteli në Radhimë denoncoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri nga disa persona, të cilët i kishin vendosur një “gjobë” prej 5 milionë eurosh dhe e kishin kërcënuar se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh. Pas njoftimit, policia ngriti pika kontrolli në disa zona dhe nisi ndjekjen e personave të dyshuar. Gjatë operacionit, një “Range Rover” nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u përplas në zonën e Peshkëpisë, ndërsa në automjet u gjet një pistoletë me 16 fishekë.