Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në përurimin e ambienteve të rikonstruktuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u investua në 4 salla gjykimi, 2 holle të gjykatës dhe 16 zyra gjyqtarësh. Në fjalën e tij, Gogu e vendosi investimin në kontekstin e reformës në drejtësi dhe të fazës përmbyllëse të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për Kapitullin 23.