Nga kjo e martë hyri në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme, e cila i trajton transparencën dhe punonjësit e medias të rrezikshëm. Përveç kontrollit të imtësishëm, punonjësit e medias do t’i nënshtrohen bllokimit të telefonit, aplikimit të rotacionit për të aksesuar gjyqet publike që në shkelje të kompetencave të trupave gjyqësore do të vendoset nga kryetari i gjykatës.