Top channel/ GJK pritet të vendosë për rrogat e gjyqtarëve, Rama: Skandal, marrin kompetencat e parlamentit
20/01/2026 20:03

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi të martën kërkesën e unionit dhe shoqatës së gjyqtarëve për rritjen e pagave me 700 euro dhe pritet të marrë vendim brenda disa ditëve. Kjo është kërkesa e dytë e gjyqtarëve brenda 3 vitesh për rritje page. Ata kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore, që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit. Kërkesa e gjyqtarëve është kundërshtuar prerë nga kryeministri Edi Rama, i cili në një reagim të fundit, teksa zhvillohej seanca në Gjykatën Kushtetuese, i bëri thirrje kësaj të fundit të mos u japë të drejtë gjyqtarëve, pasi sipas tij, do të kthehej në një turp kombëtar. “Këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër, duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrsesi të kthehet në një turp kombëtar! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”. Kreu i qeverisë thekson se gjyqtarët janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, pas mbështetjes që qeveria e tij i dha pushtetit gjyqësor për hir të Reformës në Drejtësi.

Top Channel/ “Ai erdhi foli iku, një tjetër luan me top” Ina zhupa: E keni bërë parlamentin…
24/11 13:31
Top Channel/ Spiropali jashtë grupit të PS, Çuçi dhe Braçe abstenojnë
24/11 12:38
Top Channel/ Berisha flet për protestat e PD. Duhet të qartësohemi se Rama është rrezik ekzistencial
23/11 14:33
Top Channel/ Identifikimi elektronik akuzohet për abuzime, Berisha:Çipa që informojnë se kush voton
23/11 14:13
Top Channel/ Me 2 miliardë këtë të transformonin Shqipërinë, Berisha flet për rrugët në vendin tonë
23/11 14:13
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK për Spiropalin, lidh hetimin me qëndrimet kritike ndaj Ramës
21/11 15:10
Top Channel/ “Veliaj gaboi, s’e gjykoj”, Rama bën përgjegjës Ndrecën, flet për fitore më 9 maj 2027
21/11 15:05
Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37