Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.