Top Channel/ Gjirokastra destinacion turistik, Sula: Inspektorët do pajisen me kamera inteligjente
21/07/2026 14:17

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, përpara takimit me trupat inspektuese të qarkut të Gjirokastrës, bëri thirrje për rritjen e vëmendjes dhe forcimin e masave institucionale gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe respektimin e standardeve ligjore. Duke e cilësuar Gjirokastrën si një destinacion elitar të turizmit shqiptar, Sula theksoi se rritja e fluksit të vizitorëve kërkon përgjegjshmëri më të lartë institucionale, bashkërendim ndërmjet strukturave dhe kontrolle të orientuara drejt parandalimit të rreziqeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua kontrolleve në pikat doganore për hyrjen dhe tregtimin e kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët dhe bagëtitë e imta, procesit të prodhimit dhe tregtimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe zbatimit të standardeve të kategorizimit, në përputhje me udhëzimet dhe praktikat e Bashkimit Evropian. Në fokus u vendos edhe forcimi i masave për mbrojtjen nga zjarri, duke marrë në konsideratë vlerat e veçanta historike dhe kulturore të qytetit të Gjirokastrës, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sula theksoi domosdoshmërinë e respektimit rigoroz të standardeve të sigurisë nga zjarri në subjektet tregtare, strukturat akomoduese dhe objektet me interes turistik. Ai kërkoi gjithashtu bashkërendim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, me qëllim parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e pasurisë historike e kulturore të qytetit. Një tjetër çështje me rëndësi ishte ruajtja e mjedisit, si element thelbësor për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonës. Subjektet tregtare dhe turistike u nxitën të respektojnë standardet mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në rajon. Teknologji inteligjente për inspektime më transparente Gjatë fjalës së tij, Sula bëri të ditur se, nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një proces i rëndësishëm për modernizimin e veprimtarisë inspektuese. Brenda një periudhe tetëmujore parashikohet që të gjithë inspektorët në Republikën e Shqipërisë të pajisen me kamera trupore inteligjente, të integruara me teknologjinë e inteligjencës artificiale, për dokumentimin dhe monitorimin e inspektimeve në terren. Përdorimi i kësaj teknologjie synon: rritjen e transparencës gjatë inspektimeve; forcimin e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese; parandalimin dhe evidentimin e rasteve të abuzimit; mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve; rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve në terren.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06