Rreth 110 hektarë me lajthi kultivohen aktualisht në qarkun e Gjirokastrës, duke e kthyer këtë kulturë në një nga alternativat më premtuese për fermerët. Prodhimi është i lartë dhe cilësor, por mungesa e tregut vijon të mbetet problemi kryesor.Fermeret thonë se vështirësia më e madhe nuk është kultivimi, por shitja e prodhimit. Në mungesë të një pike grumbullimi, ata detyrohen të kërkojnë vetë blerës, ndërsa një pjesë e prodhimit shitet me çmime që nuk mbulojnë kostot dhe mundin e investuar