Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujrave që përkujton sipas kalendarit ortodoks me pagëzimin e Krishtit në ujrat e lumit Jordan. Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit prej mëkateve. Kjo e kremte e madhe le të jetë një datë stacion në jetët tona pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu, tha gjatë fjalës së tij gjatë ceremonisë simbolike buzë lumit Drino At Joani.