Top Channel/ Gjirokastër, gërmimet për parkimin nxjerrin në dritë ndërtimet e para mesjetës
24/05/2021 15:19

Në sheshi “Çerçiz Topulli”, në hyrjen e zonës historike në Gjirokastër, prej disa muajsh është duke u ndërhyrë për ndërtimin e parkimit të ri nëntokësor dhe rikonceptimin e këtij sheshi. Gjatë gërmimeve janë zbuluar së fundi struktura të rëndësishme arkeologjike ku të fundit janë mure mesjetarë dhe para mesjetarë, gjithashtu gjurmë të shumta të qeramikës si edhe material skeletor çka sipas arkeologëve përbën një gjetje për tu vlerësuar e që ka pezulluar edhe punën në pjesën e sipërme të sheshit të Çerçizit përtej mjeteve që shikoni se janë duke punuar aktualisht. “Diskutohet që janë mure fortifikuese të një banese të një rëndësie të veçantë të fund shekullit të XVII ose të fillimit të shekullit të XVIII duke u bazuar gjithnjë në një aspekt vizual të elementëve që ato mbartin në aspektin arkitekturor dhe të formës së ndërtimit. Cili do të ishte hapi i radhës për ta vlerësuar këtë situatë? Normalisht e gjithë dosja ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë i cili më pas do të përcaktojë qoftë rëndësinë e zbulimit dhe qoftë masat që do të merren më vonë në lidhje me të. Opinioni publik është përfshirë nga debate të shumta mbi atë se çfarë po ndodh me gërmimet në këtë shesh. Duket se balanca mes rëndësisë ekonomike të kësaj vepre dhe rëndësisë së gjetjeve historike dhe të trashëgimisë kulturore në këtë shesh është shumë delikate. Numri i skeptikëve është i madh mbi atë sesi do të trajtohen këto gjetje pasi edhe më parë mbetjet e një pusi mesjetar janë zhdukur prej firmës që po merret me ndërtimin dhe rikonceptimin e sheshit “Çerçiz Topulli”.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30