Në fundjavë, aerodromi turistiko-sportiv i Gjirokastrës mirëpriti 12 avionë sportivë, 10 nga Italia, si dhe dy avionë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Nëpërmjet këtyre fluturimeve direkte mbërritën në qytetin e gurtë rreth 30 turistë. Turizmi ajror tashmë është një mundësi e mirë për zhvillimin turistik të Gjirokastrës dhe jugut të vendit, shprehen pilotët pjesëmarrës në këtë aktivitet.