Edhe pse jemi ende në muajin prill, temperaturat e larta kanë bërë që një numër i madh turistësh, kryesisht të huaj, të frekuentojnë Gjirin e Vlorës. Gjatë kësaj te diele, të shumta kanë qenë mjetet lundruese të mbushura me pushues të huaj, të cilët, të nxitur nga moti i ngrohtë, kanë vizituar gjiret e Karaburunit.