Prokuroria e Posaçme finalizoi një hetim të gjerë që lidhej me tjetërsimin e trojeve në Gjirin e Lalzit nga një prej grupeve më të fuqishme të krimit të organizuar në zonën Durrës-Shijak. Dhjetëra hektarë tokë ishin përvetësuar nga grupi i Aleksandër Lahos dhe bashkëpunëtorëve të tij ndërsa përmasat e sakta mendohet se shkojnë në një zhvatje disa qindra hektarë.