Një mbrëmje e veçantë muzikore është mbajtur në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës, ku kitaristi i ri Gerd Kurti u paraqit për publikun me koncertin e tij te pare recital për kitarë. Me një repertor të zgjedhur, që përfshinte vepra nga Bach, Francisco Tárrega e kompozitorë të tjerë të njohur të muzikës klasike, Gerd Kurti dëshmoi talentin dhe përkushtimin e tij artistik përmes një interpretimi të ndjeshëm dhe teknikisht të saktë.