Vendimi i Prishtinës zyrtare për t`iu bindur kërkesave të Berlinit për heqjen e masës së ndalimit të mallrave serbe, është shpërblyer. Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova nga sot e tutje në këtë organizatë të tregtisë së lirë të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, dhe me emrin e saj, por me fusnotë, dhe jo më si deri tani nga përfaqësues të misionit të OKB-së, UNMIK.