Top Channel/ Gjermania: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën
12/10/2022 22:53

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën. „Si qeveri gjermane, ne kemi një qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen”, tha Baerbock. Ajo tha se Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke. “Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje, Ajo që kemi në nenin 5 të Traktatit të NATO-s është e sanksionuar edhe në traktatin evropian, angazhimi reciprok.” Baerbock e tha këtë në konferencën e përbashkët me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla-Schwarz, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje lidhur me “disa propozime që qarkullojnë që Serbia ta lejojë Kosovën të hyjë në organizata ndërkombëtare, si në OKB, dhe si shpërblim të përfitojë një anëtarësim më të përshpejtuar në BE”, duke nënkuptuar kështu propozimin gjermano-francez për të cilin pati folur presidenti seb Vuçiq fundjavën e kaluar. Gërvalla nga ana e saj tha se lajme të tilla, edhe ajo si ministre, i ka mësuar nga mediat lokale dhe duke shtuar se Rusia ushtron ndikimin kryesor në rajon nëpërmjet lajmeve të rreme në media. "Kishte raportime në mediat lokale, u publikuan disa faqe që unë si ministre e Jashtme e vendit tim i pashë vetëm në media. Nuk duhet të anashkalojmë faktin se ndikimi rus në rajonin tonë shprehet kryesisht përmes raportimeve të rreme në media", tha kryediplomatja e Kosovës. Dy politikanet folën edhe për Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit pritet të ketë një konferencë të ministrave të Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, javën e ardhshme në Berlin.

Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14