Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, regjistroi një rekord prej 140,160 rastesh të reja brenda 24 orësh, dhe më e keqja nuk ka mbërritur ende pasi ministri gjerman i Shëndetësisë, paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, numri i infektimeve ditore mund të mbërrijë në 400 mijë. Madje edhe kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach i cituar nga Reuters. Në rastin më të keq, niveli i infektimeve të reja në një ditë mund të shkojë edhe në më shumë se 600 mijë, nëse doza përforëcuese nuk ofron dot mbrojtjen e shpresuar.