Vendimi I Gjermanisë për t`I dorëzuar Ukrainës 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6, nga Kremlini zyrtar shihet praktikisht si një lloj deklarate për luftë, edhe pse nuk e cilëson hapur si të tillë. “Berlini po zhvillon një rol aktiv me furnizimin e Ukrainës me armë, e kjo praktikisht e rrit përfshirjen e drejtpërdrejtë të Gjermanisë në konflikt në mëyrë direkte e indirekte”, tha zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dimitri Peskov.