Këtë javë që vjen, kancelari gjerman Olaf Scholz zhvillon vizitën e tij të parë në Ballkan që prej marrjes së postit. Më 10 qershor, shefi i ekzekutivit gjerman do të jetë në Kosovë, ku, veç liderëve vendas, do të takohet edhe me përfaqësues të trupave gjermane të KFOR-it. Prej andej, Scholz do të vijojë udhëtimin në Serbi.