Gjermania është vënë në alarm pas dy sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike brenda 24 orësh. Në Brandenburg u përdorën predha artizanale kundër linjave të tensionit të lartë, ndërsa pranë Këlnit u godit një nënstacion elektrik. Autoritetet po hetojnë për terrorizëm dhe sabotim, por ende nuk kanë identifikuar autorët.