Dështimi i qeverisë së koalicionit në Gjermani duket se do të hedhë hijen e tij edhe mbi ekonominë e vendit. Bashkëkryetari i SPD, Lars Klingbeil e pranoi disa ditë parë se “kemi një problem”, duke iu referuar me këtë koment jo koalicionit qeveritar, por ekonomisë gjermane që prej kohësh ndodhet në vështirësi të mëdha.