Ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore përpara Budestagut, nënvizoi edhe një herë se Gjermania ka një problem të madh me fuqinë punëtore. Ai deklaroi se projektligji i ri për emigrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars.