Krizës së cmimeve nuk i ka shpëtuar as motori i ekonomisë europiane, Gjermania. Inflacioni i lartë ka detyruar kancelarin gjerman Olaf Scholz ta pranojë se rritja e cmimeve po shqetëson shumë qytetarë në vend, dhe i kërkoi atyre të përkrahin dhe mbështesin njëri-tjetrin.