Top Channel/ Gjermania në alarm: Rritje e madhe e krimeve anti-Semite!
30/12/2023 12:22

Që nga sulmi terrorist i Hamasit mbi Izraelin hebrenjtë në Gjermani nuk kanë qenë në rrezik kaq të madh sa janë sot. Krahasuar me tremujorët e mëparshëm nga tetori ka pasur rreth dy herë më shumë krime anti-Semite, thote DW. Enti Federal për Kriminalitetin (BKA) ka regjistruar më shumë se 1.100 krime antisemite që lidhen me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës i BKA-së tha për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa, se fjala është për krime të motivuara politikisht. Veprat penale lidhen kryesisht me dëmtime materiale dhe nxitjen e urrejtjes. Shifra e regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2023 është rreth dy herë më e lartë se në tre tremujorët e parë të këtij viti, ndërsa numri i përgjithshëm i krimeve antisemite ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë. Që nga nëntori i vitit të kaluar deri në nëntor 2023 janë regjistruar gjithsej 2,874 krime antisemite, ndër to 88 krime të dhunshme. I ngarkuari i qeverisë gjermane përantisemitizmin, Felix Klein, tha për mediat se sulmi terrorist i Hamasit shënon një "pikë kthese për sigurinë e hebrenjve në Gjermani". Sipas tij këtë vit numri i krimeve antisemite në Gjermani ishte më i lartë se kurrë. Klein tha se "që nga Holokausti hebrenjtë në vend nuk kanë qenë në rrezik kaq të madh sa janë sot”. Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Ron Prosor, bëri thirrje për një përgjigje vendimtare ndaj këtij zhvillimi. "Fakti që hebrenjtë kanë frikë të dalin në rrugë me kësulat e tyre tradicionale ose të flasin me dikë në celular në hebraisht, thjesht nuk mund të pranohet. "Ne duhet të zgjohemi," tha ai për Agjencinë Gjermane të Shtypit - dpa.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04