Plakja e popullatës po kthehet në një fenomen më shumë se shqetësues për Gjermaninë. Prej kohësh, lindjet në këtë vend janë në rënie, sic tregojnë të dhënat e Zyres Federale të Statistikave, ndërsa jetëgjatësia është në rritje. Mosha mesatare vitin e kaluar u rrit me pesë vjet më shumë krahasuar me vitin e bashkimit gjerman, 1990.