Gjermania po ecën me hapa të shpejtë drejt shkëputjes së varësisë nga energjia ruse. Në 1 gusht, ajo i jep fund blerjes së qymyrit nga Rusia dhe në 31 dhjetor, ndalon dhe importin e naftës së vendit që risolli tmerret e luftës në Europë. Nuk është një nismë e vogël, sidomos duke pasur parasysh se deri më tani, Gjermania ka marrë prej Rusisë 40% të qymyrit të saj dhe 40% të naftës. Pamjet: AFP