Gjermania bllokoi Nord Stream 2 pas sulmit rus mbi Ukrainw, por tani vendi e gjen veten pwrpara njw krize e cila forcon bindjen për nevojën e energjive të ripërtërishme. Stacioni më i madh i gazit në Evropën Perëndimore ndodhet në Saksoninë e Poshtme, 2000 metra nën tokë. Është sa 910 fusha futbolli dhe mund të depozitojë gaz sa për te mbajtur për një vit të tërë dy milionë shtëpi.