Top Channel/ Gjermania: Kushtet për në BE! Korrupsioni, i panegociueshëm
10/09/2026 19:59

Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por thekson se ritmi i negociatave do të varet nga zbatimi i reformave. Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vlerëson përparimin e bërë deri tani, por nënvizon se forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe miratimi i reformave të rëndësishme mbeten vendimtare për rrugën e vendit drejt familjes evropiane. “Një shtet i fortë i së drejtës, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë në themel të vlerave evropiane. Respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta, janë parakushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Shqipëria është zotuar për reforma të mëtejshme që lidhen me shtetin e së drejtës. Ne besojmë se Shqipëria do të vazhdojë dhe do të shtojë përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të përmendur disa nga fushat më të rëndësishme. Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton: si BE-ja, ashtu edhe qytetarët shqiptarë presin të shohin ndryshime reale dhe të prekshme në praktikë, si dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme në administratën publike dhe institucionet e pavarura”. Ambasadori gjerman në Tiranë theksoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë në rrugën e anëtarësimit, duke e cilësuar Shqipërinë si pjesë të familjes evropiane, por kërkoi zbatimin e reformave. Ai kërkoi të krijohen kushte të barabarta për të gjitha bizneset. “Ne mbështesim fuqimisht anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Qëndrimi i kahershëm i Gjermanisë është se anëtarësimi në BE i të gjitha vendeve kandidate duhet të bazohet në meritë. Por, vendimtare është vendosmëria e Shqipërisë për t'i ndërmarrë dhe zbatuar këto reforma, edhe kur ato janë të vështira apo prekin interesa të rëndësishme ekonomike. Një shembull është miratimi i një ligji të unifikuar për investimet, në vend të ligjit aktual për investimet strategjike. Shqipëria është zotuar në Agjendën e saj të Reformave që ta bëjë këtë deri në fund të këtij viti, ndërsa Parlamenti Evropian, në rezolutën e tij të fundit, ka përsëritur kërkesat e mëparshme të BE-së. Sipas meje, ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për të garantuar transparencën dhe kushte të barabarta konkurrence për të gjitha bizneset”. Në fund, ambasadori Bergner vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë dhe atë ekonomik, duke theksuar se “Në Gjermani po rritet interesi për Shqipërinë, veçanërisht si destinacion turistik”.

Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20