Top Channel/ Gjermania kundër Trump/ Scholz në krah të Zelenskyt
19/02/2025 22:27

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi të mërkurën se komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e quajti diktator presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë të rrezikshme. “Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme që të mohohet legjitimiteti demokratik i presidentit Zelensky. E vërteta është se Zelensky është kreu i shtetit të Ukrainës. Fakti që zgjedhjet nuk mund të mbahen në kohë lufte është e reflektuar në kushtetutën e Ukrainës dhe në ligjin e saj zgjedhor”, ka thënë Scholz. Reagimit të Scholzit i është bashkëngjitur edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila i portretizoi komentet e Trumpit si absurde. “Askush përpos Putinit nuk e ka filluar apo dëshiruar këtë luftë në zemër të Evropës. Duhet që të shikojmë botën reale në vend që të shkruajmë ndonjë postim në rrjetet sociale. Ata që jetojnë në Evropë e dinë se kush po jeton sot në kushtet e një diktature. Po, e dinë të gjithë se në diktaturë po jetojnë njerëzit në Rusi dhe në Bjellorusi”, tha Baerbock. Qëndrim kritik ka mbajtur edhe lideri i CDU, Fridrih Merc, që ka thënë se “është i shokuar kur ka dëgjuar se Trump e ka cilësuar Zelenskyn diktator dhe fajtor për luftën në Ukrainë”. Edhe Norvegjia kritikoi qëndrimet e Donald Trump. "Unë mendoj se kjo deklaratë është thellësisht e pajustifikuar. Zelensky është një president i zgjedhur nga populli me një shumicë dërrmuese votash, i cili u kap në mes të mandatit të tij nga një luftë në shkallë të gjerë" tha kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store (Junas gar tërë) lidhur me deklaratat e presidentit amerikan.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54