Në Gjermani sa vjen e po shtohet presioni për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe sipas mediave vendase, 2025-ta tashmë ka më tepër riatdhesime. Në landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur.