Top Channel/ Gjermania “jo më Toka e Premtuar”: Një në katër emigrantë kërkon të largohet!
18/06/2025 12:11

Një studim i ri ka evidentuar një fenomen befasues: Gjermania duket se nuk është më vendi i shume-lakmuar nga emigrantët, të cilët kanë nisur të largohen prej andej. Studimi hedh një vështyrim mbi arsyet e një fakti të tillë, duke nisur nga joshja më e madhe ekonomike që përbëjnë vende të tjera e deri tek diskriminimi, të cilit i nënshtrohen të huajt. Ekonomia gjermane po dobësohet - megjithatë, punëtorët e kualifikuar janë të nevojshëm urgjentisht në shumë sektorë: në profesionet mjekësore, veçanërisht në infermieri, në IT, ndërtim dhe në zanate të kualifikuara. Gjithashtu, ka mungesë të edukatoreve të kopshteve, kuzhinierëve dhe njerëzve që mund të drejtojnë kamionë dhe autobusë, pra shoferëve profesionistë. Në fund të vitit 2024, kishte rreth 1.4 milion vende pune të paplotësuara në kompanitë gjermane në të gjithë vendin. Pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se një në katër emigrantë do që të largohet. Studimi bazohet në një anketë online me 50.000 persona të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë lindur jashtë vendit dhe kanë emigruar në Gjermani. "26 për qind, ose rreth 2.6 milion njerëz, thonë se e kane menduar largimin", ishte rezultati i hulumtimit, sipas të cilit, rreth tre për qind, ose 300,000 njerëz, tashmë kanë plane konkrete për të emigruar". Rreth gjysma e atyre që nuk duan të qëndrojnë duan të kthehen në vendet e tyre përkatëse të origjinës, gjysma tjetër dëshiron të shkojë në një vend tjetër, ku mendojnë se ka kushte më të mira. Vendet më të preferuara tani prej tyre rezultojnë Zvicra, SHBA-ja ose Spanja.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54