Numri i infektimeve me koronavirus në Gjermani ka rënë ndjeshëm, megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se rreziku i sëmundjes nuk është kapërcyer ende. Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën "Bild am Sonntag" se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të koronavirusit.