Top Channel/ Gjermania i “shpall luftë” Russia Today, bllokohet media ruse!
18/12/2021 12:07

Rregullatorët gjermanë kanë nisur procedura kundër medias të financuar nga Rusia, RT për transmetim në Gjermani pa licencë. RT DE, një kanal në gjuhën gjermane i RT-së, filloi transmetimin satelitor në Gjermani në 16 dhjetor, duke përdorur një licencë të dyshimtë serbe, deklaroi rregullatori i medias në Berlin, MABB. Gjermania nuk u jep licenca për transmetim mediave të huaja që financohen nga shteti, edhe pse RT DE lejohet që të ketë zyrë në kryeqytetin gjerman. RT – që më herët njihej me emrin Russia Today – është një media që vazhdimisht është kritikuar në Perëndim dhe është cilësuar si burim i Kremlinit për propagandë, për një kohë të gjatë mundohet që të zgjerohet me kanale televizive në gjuhën gjermane, por nuk ka licencë për të përdorur sinjalet tokësore dhe satelitore për transmetim në Gjermani. Megjithatë, ajo publikon artikuj në ueb-faqen e saj dhe aty ka edhe shërbime të transmetimit online. Sakaq, partneri i RT DE-së, TV Novosti ka marrë një licencë në Serbi, pasi dështoi që të marrë një të tillë në Luksemburg. “Për këtë program, nuk është aplikuar për licencë për transmetim dhe as nuk është dhënë një licencë e tillë nga MABB”, tha rregullatori për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kanë nisur procedurat ndaj RT DE dhe kjo media ka kohë deri në fund të vitit që të përgjigjet. Procedura të tilla mund të çojnë në ndalimin e këtij kanali apo gjobë deri në 500,000 euro.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30