Kancelari gjerman Friedrich Merz e pohoi për herë të parë hapur se supozon që pas ndërhyrjes së "dronëve zbulues", të cilët shkaktuan kaos në aeroportin e Mynihut dhe lanë mbi 10,000 pasagjerë të bllokuar këtë fundjavë, qëndron Rusia. Merz foli për një luftë të mirëfilltë hibride ndaj vendit të tij e shtoi se frekuenca e shkeljeve të hapësirës ajrore të Europës ishte e pashembullt edhe në krahasim me kohën e Luftës së Ftohtë.