Top Channel/ Gjermania e Franca, “ultimatum” SHBA-së: “ Mos blloko vaksinat”!
09/05/2021 13:46

Franca iu drejtua ashpër Shteteve të Bashkuara duke i kërkuar të heqin ndalesën për eksportin e vaksinave kundër COVID-19 dhe materialeve për prodhimin e vaksinave. Kjo thirrje e Parisit është mbështetur edhe nga shtetet e tjera në Europë, e sidomos nga Gjermania. “Nuk mendoj se heqja e patentës (për pronësinë intelektuale për vaksinat) është zgjidhja që më shumë njerëz të kenë qasje në vaksina”, tha Merkel. Apelin e tij, presidentin francez Emmanuel Macron e lëshoi gjatë samitit të Bashkimit Europian që u mbajt në Porto të Portugalisë në 8 maj. shtetet europiane mbetën të befasuara nga vendimi i Washingtonit për të hequr patentën e pronësisë intelektuale për vaksinat, me qëllim që të luftohet pandemia COVID-19.SHBA-ja deri më tani ka vaksinuar me të paktën një dozë 56 për qind të popullatës të saj të rritur, por nuk eksporton doza të vaksinës dhe ekziston de fakto një bllokadë për materialet me të cilat prodhohen vaksinat. Sakaq një sërë shtetash amerikane po kthejnë mbrapsht dozat e vaksinave që u janë dhuruar nga qeveria federale, teksa numri i vaksinimit në bazë ditore ka rënë në mbarë vendin, për shkak të uljes së kërkesës.Teksa infektimet dhe kërkesa për vaksinim po bien, administrata e presidentit amerikan Joe Biden është nën presion në SHBA dhe jashtë vendit për eksportin e vaksinave, përfshirë këtu 60 milionë doza të vaksinës AstraZenecas, të cilat po qëndrojnë në depo dhe nuk po përdoren, për shkak se kjo vaksinë nuk është miratuar për përdorim në SHBA. BE-ja, pavarësisht se në fillim kishte një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, këtë javë ka arritur shifrën prej 150 milionë dozave të administruara dhe blloku evropian beson që brenda dy muajve do të vaksinojnë mjaftueshëm njerëz që të arrihet imunizimi i komunitetit.

Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08