Top Channel/ Gjermania e Franca, propozim për anëtarët e rinj të BE-së: Të drejtë të kufizuar vote!
10/06/2026 11:04

Një grup vendesh anëtare të BE-së propozojnë që anëtarët e ardhshëm të bllokut të kenë të drejta të kufizuara në periudhën kalimtare pas pranimit në radhët e unionit. Një ndër kufizimet kryesore e përbën propozimi që këta nëtarë të kenë të drejtë të kufizuar vote. “BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme, kalimtare të së drejtës së votës për shtetet e reja anëtare, veçanërisht në fushat e acquis-së së BE-së ku kërkohet unanimitet-për shembull zgjerimi, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, korniza shumëvjeçare financiare-, duke marrë parasysh ndjeshmërinë juridike dhe politike”, thuhet në të ashtuquajturin non-paper të nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu). REL, që e ka parë non-paperin kujton kjo është hera e parë pas 17 vjetësh që BE-ja nis punën për tekstin e një marrëveshjeje anëtarësimi, pas vitit 2009, kur i njëjti proces filloi për Kroacinë. Kroacia është anëtare me të drejta të plota e BE-së që nga viti 2013, gjë që përbën periudhën më të gjatë në historinë e bllokut evropian pa zgjerim. Autorët e dokumentit konsiderojnë se nevojitet një model i përgjithshëm për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit dhe një katalog opsionesh që mund të përshtatet me veçoritë e secilit shtet kandidat. Aty propozohet po ashtu hartimi i një kornize standarde për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit, me mundësinë e përshtatjes për kandidatët individualë dhe sfidat që anëtarësimi i tyre mund t’i sjellë BE-së. Sipas dokumentit, sundimi i ligjit është fusha më e rëndësishme në të cilën do të zbatoheshin klauzolat mbrojtëse. Pesë shtetet anëtare të BE-së propozojnë të ashtuquajturën klauzolë për parandalimin e kthimit pas në raport me vlerat evropiane dhe sundimin e ligjit. Shkelja e këtij detyrimi, siç thuhet në dokument, mund të aktivizojë automatikisht sanksione financiare, procedura për shkeljes ose mekanizma të rinj mbrojtës. Po ashtu, propozohet që institucionet e BE-së të kenë mundësinë të reagojnë ndaj cenimit serioz të sundimit të ligjit, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave. Ndër të tjera, propozohet që masat e mundshme të përfshijnë edhe pezullimin e formave të caktuara të bashkëpunimit me shtetin e ri anëtar që bën këto shkelje.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00