Top Channel/ Gjermania dhe Polonia bashkojnë forcat ushtarake, firmoset marrëveshja e re e mbrojtjes
18/06/2026 22:04

Në kuadër të 35-vjetorit të Traktatit të Fqinjësisë Gjermani-Poloni, dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, zhvilloi një vizitë zyrtare në Varshavë, ku së bashku me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak-Kamysz (Vlladisllav Koshinjak-Kamish), nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi ushtarak. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke reflektuar vullnetin e të dy vendeve për të thelluar marrëdhëniet strategjike. Marrëveshja riafirmon angazhimin e përbashkët të Gjermanisë dhe Polonisë ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe detyrimin për ndihmë të ndërsjellë në rast nevoje. Ajo synon gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, industrinë e mbrojtjes dhe organizimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Dokumenti përfshin edhe fusha të tjera të rëndësishme si siguria kibernetike, mbrojtja e infrastrukturës kritike, siguria në Detin Baltik, aktivitetet në hapësirë, kërkimi shkencor dhe mbrojtja e rrugëve detare. Sipas ministrit gjerman Pistorius, marrëveshja jo vetëm që i përgjigjet realiteteve të reja të sigurisë në Evropë, por hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Polonia konsiderohet një nga vendet më të ekspozuara ndaj kërcënimeve të sigurisë në Evropë për shkak të kufirit të saj me Rusinë dhe Bjellorusinë. Për këtë arsye, Varshava investon rreth pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, duke qenë ndër vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në NATO. Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, theksoi se kërcënimi kryesor për Poloninë vjen nga lindja dhe jo nga perëndimi. Ai kujtoi se për dekada me radhë breza të tërë kanë punuar për të siguruar që tragjeditë historike të vitit 1939 të mos përsëriten më. Sipas tij, pavarësisht se e kaluara nuk është harruar, Gjermania dhe Polonia sot janë partnere dhe aleate që po ndërtojnë së bashku një të ardhme më të sigurt. Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit lidhet me forcimin e krahut lindor të NATO-s. Gjermania dhe Polonia planifikojnë të zgjerojnë sistemin e tubacioneve të gazit të NATO-s drejt shteteve baltike për të garantuar furnizime të qëndrueshme me karburant në rast krizash apo konfliktesh. Gjithashtu, synohet përmirësimi i logjistikës ushtarake ndërmjet dy vendeve duke reduktuar procedurat burokratike. Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në mbrojtjen e kufijve lindorë të aleancës. Gjermania ka kontribuar tashmë me sistemet Patriot në Rzeszów dhe me avionët Eurofighter në Malbork. Duke filluar nga kjo verë, inxhinierë të Bundeswehrit do të marrin pjesë në ndërtimin e pozicioneve mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë, në kuadër të operacionit “Eastern Shield”. Megjithatë, pavarësisht afrimit në fushën e sigurisë, marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Polonisë vazhdojnë të mbartin peshën e historisë. Përfaqësuesi i Qeverisë Federale Gjermane për marrëdhëniet gjermano-polake, Knut Abraham, vuri në dukje se krimet e kryera nga Gjermania gjatë pushtimit të Polonisë në Luftën e Dytë Botërore mbeten ende një barrë në raportet mes dy vendeve. Sipas tij, megjithëse gjatë dekadave të fundit janë bërë përpjekje të mëdha për pajtim dhe bashkëpunim, është e nevojshme që Gjermania ta përfshijë Poloninë më ngushtë në proceset vendimmarrëse evropiane. Ai sugjeroi gjithashtu se heqja e kontrolleve kufitare mes dy vendeve do të përmirësonte më tej marrëdhëniet dhe do të lehtësonte jetën e komuniteteve në zonat kufitare. Në një kohë kur siguria evropiane po përballet me sfida të reja dhe kur roli i SHBA-së në mbrojtjen e kontinentit shihet me më shumë pasiguri, marrëveshja e re gjermano-polake përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit evropian në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Top News- Franca rikthen shtetrrethimin/ Përplasja me protestat, ndalohet dalja e të miturve natën
19/10 21:29
Top News- Gjermania kufizon kuotat / Jo më emigrantë pa kufi nga vendet e Ballkanit Perëndimor
19/10 21:00
Top News – Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet / Rubio: SHBA nuk heq dorë nga diplomacia
19/10 15:04
Top Channel/ Franca drejt shtetrrethimit? Kryeministri: ”Në disa qytete, bllokim i pjesshëm”!
19/10 14:59
Top News – Shmangni turmat e tregoni kujdes! Qeveritë e BE-së paralajmërojnë për udhëtimet në Francë
19/10 14:59
Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10 14:56
Top Channel/ “Dominoja” e protestave, “shpërthen” Portugalia kundër kostos së strehimit!
19/10 14:56
Top News – Edhe Meloni në telashe me protestat / Plaçkitën dyqanet në trazira, ndalohen 271 të rinj
19/10 14:50
Top News-Nis ‘AKTI II’ në Francë, mbyllet Luvri/ Denoncohet dhuna e policisë në trazirat e fundjavës
19/10 14:43
Top News – Kim Jong un në koma…!!!/ ‘Thashetheme’ në internet-‘Pësoi hemorragji cerebrale’
19/10 14:39
Top Channel/ Protestat, Meloni takim me shefat e sigurisë: Të “ndajmë” të dhunshmit nga paqësorët!
19/10 14:16
Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52