kancelari Olaf Scholz shpjegoi përpara parlamentit vendimin e tij për të furnizuar me armë Ukrainën, duke thënë se “ duhet ta mbështesim këtë vend në kohën kur ka nevojë të dëshpëruar për ndihmë”. Nuk ka përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit, ishte komenti i tij. Ishte presidenti rus që e zgjodhi këtë luftë, jo populli i Rusisë, kështu që të jemi të qartë të gjithë: Kjo është lufta e Putinit, shtoi prerazi kreu i ekekutivit gjerman.