Vizitën e parë në Izrael si kancelar gjerman, Olaf Scholz e shfryëzoi për të diskutuar luftën e Ukrainës me kryeministrin izraelit Naftali Bennett. Ndalesa e Scholz ishte planifikuar para invazionit rus, megjithatë biseda mori rrjedhë tjetër. Të dy liderët theksuan dëshirën e tyre për të siguruar vazhdimin e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.