Në Belfast të Irlandës po zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, i cili në fokus ka fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe emigracionit. DW thotë se qëllimi i formatit të kryesuar nga Britania e Madhe është mbështeja e vendeve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.