Rusia do të mbyllë qendrat kulturore të Institutit Goethe në vend, pas akuzave të Gjermanisë se Moska qëndron pas një tentative sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se qendrat gjermane do të mbyllen në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg. Vendimi vjen pasi Gjermania njoftoi mbylljen e një qendre kulturore ruse në Berlin, si dhe të një konsullate ruse në Bon. Lavrov e cilësoi vendimin gjerman si të qëllimshëm dhe tha se ai do të çojë në përfundimin e pranisë kulturore të Gjermanisë në Rusi. “Ata ndërmorën qëllimisht këtë hap”, tha Lavrov, në deklaratat e cituara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.