Top Channel/ Gjermani, studimi: Tërheqja e bazave amerikane do të lërë mijëra vetë pa punë!
28/05/2026 12:16

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania do të shkaktonte humbje të konsiderueshme të vendeve të punës në rajonet ku ndodhen bazat ushtarake të SHBA-së. Një studim i publikuar së fundi nenvizon pasojat që do të kishte vënia në jetë e paralajmërimit të presidentit Donald Trump për largimin e 5,000 ushtarëve nga vendi. Studimi, i realizuar nga Qendra Leibniz për Kërkime Ekonomike Europiane dhe Universiteti i Këlnit, tregon se për çdo ushtar të larguar rrezikohet gjysma e një vendi pune me kohë të plotë në rajonet e prekura, ndërsa efektet ekonomike janë afatgjata. Hulumtimi u mbështet në përvojën e viteve 1990, kur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë rreth 200,000 trupa amerikane u tërhoqën nga Gjermania. Sipas Jakob Schmidhäuser, kjo solli goditje të ndjeshme ekonomike në nivel rajonal. Ai theksoi se ndikimi nuk u kufizua vetëm te humbja e vendeve të punës në bazat ushtarake amerikane, pasi rreth 61 për qind e vendeve të humbura të punës ishin në biznese lokale që varen nga aktiviteti ekonomik i trupave amerikane dhe familjeve të tyre. Pasojat u ndjenë edhe në financat publike. Bashkautori i studimit, Johannes Kochems nga Universiteti i Këlnit, tha se komunat e prekura humbën rreth 9 për qind të të ardhurave buxhetore dhe u detyruan të marrin masa kursimi. Studimi vëren gjithashtu se pasojat sociale dhe ekonomike vazhduan për vite me radhë. Punëtorët që humbën vendet e punës pas mbylljes së bazave ushtarake kishin më pak mundësi punësimi edhe 15 vjet më vonë dhe fitonin mesatarisht rreth 9 për qind më pak krahasuar me periudhën para largimit të trupave.

Top Channel/ Protesta e 120-të në Tiranë. Protestuesit: Vlora Hyseni do shpëtojë, e mbron Rama
27/09 23:07
Top Channel/Alarm i kuq në Meksikë. Uragani “Polo” pritet të prekë tokën të hënën mbrëma
27/09 22:55
Top Channel/ Digjet në banesë i moshuari në Fier, 74-vjeçari ishte i paralizuar
27/09 22:51
Top Channel/Irani: Kapëm dronin spiun të SHBA, do godiste objektiva në Ngushticën e Hormuzit
27/09 22:42
Top Channel/ Trump: Shmangëm sulmin. 5 të arrestuar në Britani. Do godisnin bazën amerikane
27/09 22:20
Top News- Ishte i paralizuar dhe jetonte vetëm, i moshuari humb jetën nga zjarri në Fier
27/09 22:18
Top Channel/ Fjalime, mesazhe politike dhe thirrje për dorëheqje, protestuesit 120 ditë në shesh
27/09 22:17
Top Channel/ Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
27/09 22:08
Top Channel/ Papa kundër eutanazisë gjatë vizitës në Francë: Mund të jetë e ligjshme, por jo morale
27/09 22:06
Top News- “Hajde hidhe vallen”, Dua Lipa merr pjesë në dasmë shqiptare, ‘e djeg’ duke kërcyer
27/09 21:47
Top Channel/ Bie zjarr në Ndërnenas, rrezikohen serat dhe stallat
27/09 21:43
Top News- Grabitësi futet në mes të natës në market! Thyen xhamin dhe grabit kasën, kapet nga kamera
27/09 21:15
Top News – Zjarr i madh në Ndërnenas të Libofshës, digjen tokat bujqësore të fermerëve
27/09 21:11
Top News- “Shqipëria në rrugën e duhur për BE”, Kos: Paratë vetëm për shtetet që zbatojnë reformat
27/09 20:50
Top Channel/ Hasi mbështet UÇK-në. Qindra qytetarë tubim pro ish-liderëve që u dënuan në Hagë
27/09 20:30
Top News – Kosova shet pak dhe blen shumë…Importet arrijnë në 5 miliardë euro vetëm në 8 muaj
27/09 20:30
Top News – Kurti merr letër nga kongresisti amerikan. Thirrje për marrëveshje për Presidentin e ri
27/09 20:15
Top Channel/ Piktori Pëllumb Puci çeli ekspozitën me piktura në ambientet e kalasë
27/09 20:02
Top Channel/ Paratë e huaja ndryshojnë drejtim. Austria kryeson investimet në Shqipëri
27/09 20:00
Top Channel/ Stalla ndot ujin në Libohovë. Një lagje kundër fermës me 50 lopë: Marrim ujë 10 km larg
27/09 19:57