Top Channel/ Gjermani, shtohen të rinjtë e papunë dhe pa arsim profesional: E ardhmja, e pasigurtë!
24/08/2026 10:57

Në Gjermani po rritet numri i të rinjve që pas përfundimit të shkollës nuk arrijnë të integrohen në tregun e punës dhe nuk ndjekin arsimin e duhur e nuk kane formim profesional. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, gjatë vitit 2025, rreth 10 për qind e të rinjve të moshës 20 deri në 24 vjeç ndodheshin në këtë situatë. Në vitin 2022, kjo përqindje ishte 8,8 për qind. Ekspertët e konsiderojnë këtë një zhvillim shqetësues, pasi për të rinjtë kjo nënkupton një të ardhme profesionale më të pasigurt, ndërsa për ekonominë gjermane rrezikon të sjellë mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas të dhënave të Raportit Kombëtar për Arsimin, rreth një e katërta e të rinjve në këtë kategori janë në kërkim të një vendi pune. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre nuk janë të disponueshëm për tregun e punës. Ndër arsyet kryesore përmenden detyrimet për kujdesin ndaj familjarëve dhe problemet shëndetësore. Drejtoresha shkencore e Institutit për Kërkime Ekonomike dhe Sociale, Bettina Kohlrausch, kërkon më shumë oferta cilësore për formim profesional dhe mbështetje më të madhe për të rinjtë, në mënyrë që ata të përfundojnë me sukses trajnimin dhe të kalojnë më lehtë në tregun e punës. Në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, Gjermania ende paraqitet më mirë. Mesatarja e BE-së për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç është 12,9 për qind. Shifrat më të ulëta regjistrohen në Holandë, Suedi dhe Çeki, ndërsa më të lartat në Rumani, Bullgari dhe Francë. Në Gjermani, të rejat preken pak më shumë se të rinjtë meshkuj. Një tjetër veçori është se të rinjtë në qytetet e mëdha kanë më shumë gjasa të mbeten jashtë punës, arsimit dhe formimit profesional sesa ata që jetojnë në zonat rurale.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16